Rusia mban përgjegjësinë për krizën më të madhe globale ushqimore që pritet të ndodhë, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, disa ditë pasi Kremlini njoftoi se po tërhiqej nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB dhe Turqia që lejonte eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi.
“Ajo që dimë tashmë është se kjo do të shkaktojë një krizë të madhe ushqimore në mbarë botën,” u tha Borrell gazetarëve teksa iu drejtua këshillit të punëve të jashtme.
Borrell gjithashtu pretendoi se ushtria ruse po synon qëllimisht objektet e magazinimit të grurit në Odessa, gjë që do të përkeqësojë më tej krizën ushqimore. /abcnews