RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Krasniqi takohet me Hovenierin: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje

krasniqi-takohet-me-hovenierin:-vendi-duhet-te-shkoje-ne-zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ku diskutuan për situatën aktuale politike, qëndrimet e PDK-së në raport me to dhe veprimet e nevojshme përpara, drejt rikthimit të Kosovës në kursin euro-atlantik.

“Për PDK-në, siç kemi thënë nga fillimi, veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, të cilat përtej dëmtimit të progresit dhe imazhit të vendit, i sollën Kosovës edhe sanksione nga partnerët kryesorë ndërkombetarë, janë tërësisht të papranueshme. Ky nuk është vullneti i qytetarëve dhe ajo për të cilën ata kanë votuar, rrjedhimisht, Ambasadorit amerikan i shpreha qëndrimin që Kosova të mos vuaj masa ndëshkuese për shkak të kryeneçësisë politike të një individi”, tha kreu i PDK-së pas takimit.

Lideri i opozitës, Memli Krasniqi tha se PDK vlerëson se qeveria aktuale e ka humbur rrugën e duhur, njëkohësisht edhe kredibilitetin e saj, prandaj, ai tha se zgjedhjet e parakohëshme janë alternativa e vetme.

“Ambasadorin amerikan e falënderova për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve tanë dhe e sigurova se PDK do të angazhohet fuqishëm që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të luaj rrolin e saj konstruktiv në shërbim të këtij interesi”, tha ai.

Related posts

Forcat izraelite arrestojnë 45 palestinezë në Bregun Perëndimor

admin

Finlanda nuk do ta klasifikojë COVID-19 si “sëmundje të rrezikshme infektive”

rezart morina

Kosova jashtë programit 7.5 miliardësh të BE-së

rezart morina