RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Borrell: Sanksionet kundër Iz’raelit duhet të futen në agjenden e BE-së

borrell:-sanksionet-kunder-iz’raelit-duhet-te-futen-ne-agjenden-e-be-se

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, tha se vendosja e sanksioneve kundër Izraelit duhet të jetë në agjendën e BE-së.

Borrell iu përgjigj deklaratave të ministrit të Sigurisë Kombëtare të krahut të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir përmes platformës X.

Duke vënë në dukje se komuniteti ndërkombëtar po punon për të shpallur një armëpushim në Gaza, Borrell iu përgjigj thirrjes së Ben-Gvir për të shkurtuar karburantin dhe ndihmën për civilët.

Borrell tha se deklarata në fjalë ishte “nxitje për krime lufte”, ashtu siç ministri izraelit i financave Bezalel Smotrich la të kuptohej se vdekjet nga uria e dy milionë banorëve të Gazës mund të “justifikoheshin”, duke shtuar: “Sanksionet (mbi Izraelin) duhet të jenë në agjendën tonë”.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë izraelite të mbajë një distancë të qartë nga këto nxitje për të kryer krime lufte dhe të marrë pjesë me mirëbesim në negociatat e ndërmjetësuara nga ShBA-ja, Katari dhe Egjipti për një armëpushim të menjëhershëm”, shtoi Borrell.

Related posts

Bosnjë dhe Hercegovinë, sot do të varrosen edhe 50 viktima tjera të gjenocidit në Srebrenicë

admin

Nesër në Bruksel takohen Bislimi dhe Petkoviq

admin6

Scholz kërkon rezultate konkrete në dialogun Kosovë-Serbi

admin