RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Borrell: Zbatimi i shpejtë dhe i plotë i marrëveshjes rruga e vetme drejt normalizimit Kosovë – Serbi

borrell:-zbatimi-i-shpejte-dhe-i-plote-i-marreveshjes-rruga-e-vetme-drejt-normalizimit-kosove-–-serbi

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se zbatimi i plotë dhe i shpejtë i marrëveshjes së arritur në Bruksel është rruga e vetme drejt normalizimit të marrëdhënies Kosovë – Serbi.

Borrell, në konferencë për media, pas takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, ka bërë thirrje që të mbarojë atmosfera negative dhe mungesa e konstruktivitetit.

“Bashkimi Evropian është për bashkëpunim, është për fqinjësi dhe për të jetuar së bashku. Për këtë zbatimi i shpejtë dhe i plotë i marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës është rruga e vetme drejt normalizimit. Tensionet dhe provokimet e ndërsjella duhet të mbarojnë. Atmosfera negative e mungesa e konstruktivitetit duhet të përmbyset. Të jesh anëtar i BE-së nënkupton të jesh në gjendje të bashkëpunosh, të veprosh si fqinj i mirë dhe të tejkalosh gjitha vështirësitë e kaluara”, ka thënë Borrell.

Borrell po ashtu ka thënë se në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së është folur edhe për shtetet që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës. Ai ka përmendur Serbinë, ndërsa ka thënë se mbajtja e lidhjeve me Rusinë nuk është në përputhje me rrugën evropiane dhe po ashtu me interesat e Serbisë.

Related posts

Ush’tria iz’raelite thotë se 30 ra’keta janë lëshuar drejt Iz’raelit nga Libani

Muhamet Ramadani

Shefi i OKB-së mbërrin në kryeqytetin sirian në vizitën e parë që nga viti 2009

Hevzi

Ministrja Nagavci uron nxënësit fillimin e vitit të ri shkollor: Rezultati dhe suksesi do të jenë të garantuara

Muhamet Ramadani