RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Borrell zhvillon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën

borrell-zhvillon-takim-me-lideret-e-ballkanit-perendimor-te-merkuren

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, do të zhvillojë një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën në Nju Jork. Lajmi u njoftua nga Komisioni Evropian, sipas të cilit takimi do të mbahet në kuadër të aktiviteteve të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sesioni do të ketë një delegacion të lartë nga BE-ja, përfshirë Borrell dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Prioriteti i BE-së do të jetë adresimi i konflikteve dhe krizave në nivel global,” theksohet në njoftim. /abcnews

Related posts

Raketa dhe sisteme për goditjen e mjeteve të blinduara, SHBA njofton një ndihmë të re ushtarake prej 125 milionë dollarësh për Ukrainën

admin

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut sqaron procedurën për ndryshimet kushtetuese

Muhamet Ramadani

Paralajmërimi/ Raporti i inteligjencës amerikane: Ballkani mund të përballet me konflikte etnike gjatë vitit 2024

admin