RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Borrelli e kërcënon Bjellorusinë me shtim të sanksioneve

borrelli-e-kercenon-bjellorusine-me-shtim-te-sanksioneve

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se lëvizja e armëve bërthamore ruse në territorin bjellorus nënkupton “përshkallëzim të papërgjegjshëm” dhe kërcënim të sigurisë evropiane.

Ai shkroi në Twitter të dielën se Bjellorusia ende mund ta ndalojë këtë, në të kundërtën, Borrell theksoi se Bashkimin Evropian është i gatshëm të përgjigjet me sanksione.

“Bjellorusia ende mund ta ndalojë atë, është zgjedhja e tyre. BE-ja është e gatshme të përgjigjet me sanksione të mëtejshme”, shkroi ai.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë.

Për këtë kanë reaguar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke thënë se s’kanë parë lëvizje të tilla ende. /koha

Related posts

Policia e shpallë në kërkim të dyshuarin për plagosjen në Pejë

admin

Numri i përgjithshëm i refugjatëve pa’lestinezë tejkalon gjashtë milionë

admin

Izraeli dhe Libani rikthehen në negociata, raundi i tretë do të mbahet në Uashington javën e ardhshme

admin