RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bosnja e Hercegovina shënon 31-vjetorin e formimit të Ushtrisë

bosnja-e-hercegovina-shenon-31-vjetorin-e-formimit-te-ushtrise

Anëtari i presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq, me rastin e kësaj dite para mediave deklaroi se Ushtria e Republikës së Bosnjës e Hercegovinës është fakti historik më i rëndësishëm në historinë e tyre shekullore.

Bosnja e Hercegovina shënon 31-vjetorin e formimit të Ushtrisë Anëtari i presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq, me rastin e kësaj dite para mediave deklaroi se Ushtria e Republikës së Bosnjës e Hercegovinës është fakti historik më i rëndësishëm në historinë e tyre shekullore.

Me vendosjen e kurorave me lule në varrezat e dëshmorëve në Kovaça, në Bosnjë e Hercegovinë sot është shënuar 31-vjetori i formimit të Ushtrisë së Republikës së Bosnjës e Hercegovinës. Po ashtu, me këtë datë 18 vjet më parë është themeluar i Regjimentit i 2-të i Këmbësorisë të Forcave të Armatosura të BeH-së.

Anëtari i presidentëcës së BeH-së, Denis Beqiroviq, iu drejtua gazetarëve dhe dërgoi urimet më të sinqerta me rastin e 31-vjetorit të formimit të Ushtrisë së Republikës së BeH-së dhe 18-vjetorit të Regjimentit të 2-të të Këmbësorisë të Forcave të Armatosura të BeH-së.

“Ushtria e Republikës së Bosnjë e Hercegovinës ishte forca e armatosur legale e shtetit ligjor dhe të njohur ndërkombëtarisht të Republikës së Bosnjës e Hercegovinës. Ushtria e RBeH-së është fakti historik më i rëndësishëm në historinë tonë shekullore. Po të mos ishte Ushtria e RBeH-së, referendumi i qytetarëve të BeH më 1 mars 1992 do të kishte dështuar dhe pranimi i BeH-së në Kombet e Bashkuara më 22 maj 1992 do të kishte mbetur një letër e vdekur“, tha Beqiroviq.

Related posts

Turma të mëdha protestojnë në Londër kundër aparteidit izraelit

admin

Nënshkruhet amandamenti i marrëveshjes PPP me Limak Kosovo International Airport

admin6

Pasi fitoi azil politik në Spanjë, Parlamenti Evropian njeh González Urrutia si presidentin legjitim të Venezuelës

admin