Një stuhi e fortë shiu përfshiu Bosnjën gjatë natës, duke përmbytur qytete në pjesët qendrore dhe jugore të vendit, raportoi agjencia e lajmeve, AP.
Shërbimet e shpëtimit në qytetin jugor të Jabllanicës raportuan disa njerëz të zhdukur dhe apeluan për ndihmë nga vullnetarët dhe ushtria.
Agjencia federale e shpëtimit njoftoi se mund të ketë viktima, por nuk specifikoi se sa.
Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë ndodhur gjatë natës, ndërsa disa rrugë janë mbyllur për shkak të rrëshqitjeve të dheut.
Në Bosnjën qendrore, zyrtarët raportuan se qytetet Kiseljak, Fojnica dhe Kreshevo janë përmbytur.
Floods and landslides in Bosnia and Herzegovina have caused severe damage with casualties also being reported. Heavy rainfall over the past 24 hours has affected several municipalities. This is in Sorrel…
Stay informed with @volcaholic1 #Flooding pic.twitter.com/CbfxbMHaEA
— Volcaholic (@volcaholic1) October 4, 2024