RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bosnjë-Hercegovinë, Intrepid nis udhëtimin si pjesë e projektit të zhvillimit të qëndrueshëm

bosnje-hercegovine,-intrepid-nis-udhetimin-si-pjese-e-projektit-te-zhvillimit-te-qendrueshem

Intrepid ka nisur një ekspeditë në Bosnjë-Hercegovinë, si pjesë e një projekti më të gjerë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në vend. Udhëtimi ofron një pasqyrë të jetës lokale në vend, 30 vjet pas fillimit të konfliktit shkatërrues të viteve 1990.

Vizitorët do të mësojnë si të gatuajnë ushqime tradicionale me një çift vendas, në një kuzhinë me pamje nga Sarajeva, do të takojnë bakërpunuesen e vetme femër të qytetit dhe do të takohen me vendasit në pazarin historik të qytetit.

Udhëtarët do të zbulojnë gjithashtu natyrën dhe peizazhin e bukur që ofron Bosnja, duke lundruar në lumin Neretva dhe duke kërkuar kuajt e egër (që janë të rrallë në Europë), rrëzë malit Cincar.

Udhëtimi i ri është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Bosnjë-Hercegovinë. Intrepid po punon me USAID dhe Këshillin Global të Udhëtimit dhe Qëndrueshmërisë së Turizmit, për të mbështetur rritjen e qëndrueshme të turizmit në Bosnjë-Hercegovinë, pas pandemisë.

Ky projekt pesëvjeçar, prej 20 milionë dollarësh, synon të rrisë cilësinë dhe larminë e produkteve turistike, të profesionalizojë fuqinë punëtore dhe bizneset e turizmit, si dhe të bëjë të njohur dhe të promovojë vendin për vizitorët.

Të tre partnerët besojnë se turizmi ka potencialin për të zgjidhur problemet sociale me të cilat po përballet Bosnjë-Hercegovina, duke përfshirë papunësinë e lartë dhe pjesëmarrjen e ulët të grave në fuqinë punëtore, dhe të nxisë rritjen ekonomike.

Në vitin 2019, vendi kishte shkallën e tretë më të lartë të rritjes së turizmit në botë dhe turizmi kontribuoi më shumë se 456 milionë dollarë në ekonomi. Megjithatë, në vitin 2020, pandemia COVID-19 uli të ardhurat nga turizmi me më shumë se 85% dhe pengoi zhvillimin e sektorit. /monitor

Related posts

Të ardhurat në Shqipëri, 4 herë më të ulëta se ato në Bashkimin Europian

admin

Udhëheqësit botërorë dënojnë shpërthimin në Sheshin Istiklal të Stambollit

admin

56 persona vdiqën në aksidente trafiku për shtatë muaj në Kosovë

rezart morina