RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BQK-ja thotë se faza e trancizionit për dinarin s’mund të zgjasë më shumë se tre muaj

bqk-ja-thote-se-faza-e-trancizionit-per-dinarin-s’mund-te-zgjase-me-shume-se-tre-muaj

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj, e cila e ndalon përdorimin e dinarit serb, nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj.

Në një njoftim të publikuar të hënën BQK ka prezantuar Planin e veprimit shtesë.

“Ky plan kontribuon veçanërisht tek qytetarët me qasje të kufizuar në financa dhe shërbime financiare dhe mundëson rritjen e qasjes në financa të sigurta përmes bankave dhe institucioneve financiare jobankare, gjithpërfshirjen financiare dhe mbrojtjen e tyre nga aktivitetet financiare të pashëndosha, si angazhime të vazhdueshme të BQK-së mbi bazën e praktikave më të mira evropiane”, thuhet tutje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për mediumin britanik Bloomberg TV, ka thënë se s’do të ketë tërheqje nga vendimi i BQK-së, duke shtuar se nuk do të ketë ndëshkime në këtë fazë.

BE e ShBA kanë kërkuar që zbatimi i rregullores së re të BQK-së të shtyhet.

Related posts

Dje fitoi zgjedhjet parlamentare, Albin Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian

admin

Dy persona arrestohen në Zubin Potok, nën dyshimin për krime lufte të kryera në vitin 1999

Irfan Jahiu

Osmani takohet me liderë botërorë në Samitin e Frankofonisë

admin