RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Brazili i kërkon falje Japonisë për persekutimin e emigrantëve gjatë Luftës së Dytë Botërore

brazili-i-kerkon-falje-japonise-per-persekutimin-e-emigranteve-gjate-luftes-se-dyte-boterore

Brazili i ka kërkuar falje Tokios, për herë të parë që kur vendi i Amerikës Latine persekutoi emigrantët japonezë gjatë Luftës së Dytë Botërore, tha media lokale, transmeton Anadolu.

Qeveria e presidentit Lula da Silva kërkoi falje për dy raste.

Brazili kishte detyruar emigrantët japonezë të largoheshin nga shtëpitë e tyre nga qyteti bregdetar jugor Santos gjatë luftës, dhe në rastin e dytë, vendi i Amerikës së Jugut kishte keqtrajtuar njerëzit e burgosur në ishullin Anchieta, raportoi sot “Kyodo News” me bazë në Tokio.

Kërkimi i faljes u ofrua pasi çështjet janë hetuar nga Komisioni i Amnistisë i Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe Shtetësisë, një organ këshillimor qeveritar.

“Qeveria braziliane kërkon falje për persekutimin e paraardhësve tuaj”, ka thënë shefja e komisionit, Enea de Stutz.

Më herët në vitin 2022, thirrja për një falje të tillë u refuzua nga qeveria e atëhershme e krahut të djathtë e udhëhequr nga presidenti Jair Bolsonaro.

Brazili ishte një nga destinacionet e emigrantëve japonezë në fillim të shekullit të 20-të dhe në vitin 1943, afro 6.500 japonezë u detyruan të linin shtëpitë e tyre dhe të zhvendoseshin në kampe ose zona të brendshme.

Vendimi i vendit të Amerikës së Jugut për të zhvendosur emigrantët japonezë erdhi pasi u bashkua me aleatët gjatë luftës dhe ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Tokion.

Shumica e të persekutuarve thuhet se ishin nga provinca jugore ishullore e Japonisë, Okinawa.

Related posts

Drejtori Simnica priti në takim imamin Xheladin ef. Leka

admin

Përfundon greva, hapet kufiri me Greqinë

rezart morina

Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet për të vdekur

admin