RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përfundon greva, hapet kufiri me Greqinë

perfundon-greva,-hapet-kufiri-me-greqine

Pala greke ka përfunduar grevën e saj dyditore dhe që prej orës 05:30 ka nisur puna në Pikën Kufitare të Kapshticës.

Megjithatë duket se në orët në vijim do të ketë një fluks të shtuar të lëvizjeve. Tv Klan raporton se në anën shqiptare është një radhë kilometrike me kamionë.

Radha ka arritur deri në 3 kilometra, ndërsa një nga drejtuesit shprehet se pret aty që prej orës 03:00 të mëngjesit. Këto vonesa shkaktohen nga fluksi i lartë, por edhe kryerja e procedurës së skanimit për çdo mjet transporti.

Ndërsa sa i përket lëvizjeve të mjeteve të vogla drejt Greqisë ajo është normale dhe nuk ka fluks.

Njëjtë ka filluar puna edhe në Doganën e Kakavijës. Prej orës 7:00 të mëngjesit atje shihet një rritje e fluksit të lëvizjes kryesisht e kamionëve të transportit të mallrave në të dyja anët e kufirit.

Prej datës 2 Prill si shkak i grevës në palën greke në doganën e Kakavijës ishte bllokuar lëvizja e autoveturave, autobusëve dhe kamionëve të mallrave ndërsa kanë lëvizur një numër i pakët këmbësorësh pa bagazhe.

Related posts

Jep dorëheqje presidenti i BBC-së pasi kishte ndihmuar Boris Johnsonin rreth një kredie

admin

Vuçiq: Zgjedhje të reja në Beograd më 2 qershor

Muhamet Ramadani

Flori Beqiraj pranon se sulmoi Mrika Nikçin, avokati thotë se ishte nën ndikim të alkoolit

admin