RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Brazili kërkon ndihmën e SHBA për hetimet ndaj ish-presidentit Bolsonaro

brazili-kerkon-ndihmen-e-shba-per-hetimet-ndaj-ish-presidentit-bolsonaro

Brazili ka kërkuar zyrtarisht ndihmën e SHBA në hetimet që përfshijnë ish-presidenti, Jair Bolsonaro pasi ish-ndihmësi i tij ra dakord të bashkëpunonte me hetuesit brazilianë.

Sipas Reuters, Brazili kërkoi ndihmën e SHBA-së për të vërtetuar deklaratat e ish ndihmësit të Bolsonaros, Mauro Cid , në lidhje me rolin e tij në hetime të ndryshme kriminale që përfshinin Bolsonaron, duke përfshirë të dhënat e falsifikuara të vaksinimit dhe shitjen e bizhuterive të shtrenjta të dhuruara nga qeveritë e huaja.

Cid u lirua javën e kaluar nga burgu, ku ndodhej që prej muajit maj, pasi pranoi të bashkëpunonte me policinë. Bolsonaro, i cili ka mohuar çdo akuzë, përballet me një rrezik ligjor në rritje pasi humbi në zgjedhjet e fundit.

Gjykata elektorale federale e Brazilit i dha fund karrierës së tij politike duke e vendosur atë të papërshtatshëm për të kandiduar deri në vitin 2030. /abcnews

Related posts

Paralajmëron presidenti iranian: Nuk do të mbetet asgjë nga Izraeli nëse Irani sulmohet sërish

admin

Bie Qeveria e Sllovakisë

admin

India kalon Kinën si vendi më i populluar në botë?

admin