RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dy baballarë dhe dy djem

dy-baballare-dhe-dy-djem

Njëherë e një kohë tregohet se dy baballarë dhe dy djem teksa po udhëtonin për të shkuar në një vend, u futën në një pyll të dendur ku humbën dhe rrugën. Duke qenë se nata po afrohej, ata menduan që të gjenin një strehë ku mund të flenin. Kërko këndej e kërko andej më në fund ata gjetën një kasolle, në të cilën kishte vetëm 3 shtretër. Secili prej tyre fjeti në një shtrat, në shtrat nuk kanë fjetur dy persona, apo njëri prej tyre të ketë fjetur në tokë, pra të gjithë kanë fjetur secili në një shtrat? Si është e mundur një gjë e tillë?

Përgjigja:

Një gjë e tillë është shumë e mundur sepse – në fakt – ata ishin 3 persona dhe jo 4 siç mund të kujtojmë paraprakisht. Këto persona janë: gjyshi, babai dhe nipi. Nëse do të mendohemi pak do të vërejmë se kjo është zgjidhja e vërtetë e këtij problemi.

Dy baballarët janë: Gjyshi është baba për djalin e vet, sakaq djali i gjyshit është baba për djalin e vet.

Dy djemtë janë: Nipi është djali i babait dhe babai është djalë i babait të vet (gjyshit).

Related posts

Shqipëri, vazhdojnë aktivitetet e Javës së Kulturës Turke

admin

Ky është ligjvënësi i parë demokrat që bën thirrje për tërheqjen e presidentit Biden nga kandidimi: Duhet të marrë vendimin e dhimbshëm

admin

Biden shprehet i pikëlluar për vrasjen e katër muslimanëve në Albuquerqueu

admin