RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Brazilianët dënojnë “aktet terroriste”, zotohen të mbrojnë demokracinë

brazilianet-denojne-“aktet-terroriste”,-zotohen-te-mbrojne-demokracine

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në manifestime pro-demokracisë në Brazil, në një kundërpërgjigje të ashpër ndaj mësymjes së institucioneve shtetërore prej mbështetësve të ish presidentit Jair Bolsonaro. Shumë ishin veshur me të kuqe, ngjyra e partisë së punëtoreve të presidentit Da Silva; të tjerë mbanin në duar pankarta me shkrimet: “Nuk ka amnisti për organizatorët e puçit”, dhe kërkonin ndëshkimin e përgjegjësve.

Në qytetin më të madh në vend, Sao Paulo, turma kërkoi burgosjen e ish-liderit. “Ishte një përpjekje për grusht shteti kështu pres që ligji të veprojë kundër të gjithë personave përgjegjës. Jam këtu për të luftuar për këtë”, thotë një protestuese.

Rreth 1500 vetë u arrestuan lidhur me trazirat e së dielës në kryeqytetin Brazilit. Ngjarja ndodhi një javë pasi presidenti Luiz Inácio Lula da Silva bëri betimin, pas zgjedhjeve të muajit tetor që përçanë Brazilin. Të hënën, 77- vjeçari, i njohur si Lula, vizitoi godinat e dëmtuara të kongresit, pallatit presidencial dhe gjykatës së lartë, duke dënuar aktet terroriste e me zotimin për të ndëshkuara autorët.

“Ishte një përpjekje për grusht shteti, ata u dëgjuan teksa thërrisnin grusht shteti. rreth 1500 persona janë në burg dhe do të qëndrojnë atje deri sat ë përfundojnë hetimet”, tha Lula Da Silva.

Ish-presidenti Bolsonaro, i cili nuk i ka pranuar rezultate e zgjedhjeve duke folur për manipulime pa paraqitur prova, ishte larguar drejt shteteve të bashkuara në janar, para betimit të Da Silvës. Të hënën, ai ushtrua në një spital të Floridas, me dhimbje të forta abdominale. Në skenat dramatike të së dielës, mijëra protestues me bluzat e kombëtares së futbollit, kaluan barrierat e sigurisë dhe pushtuan kongresin, gjykatën e lartë dhe pallatin presidencial, duke shkatërruar e plaçkitur godinat. Lula u detyrua të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme, para se policia të rimerrte kontrollin e institucioneve shtetërore. /a2news

Related posts

Rrëzimi i avionit me 62 persona në bord, mediat lokale: Asnjë i mbijetuar

admin

Rritet në 41.788 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

rezart morina

Abazoviq: Turqia një vend kyç për Ballkanin

admin