RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan bisedon me kryeministrin irakian: Turqia synon rritjen e bashkëpunimit

erdogan-bisedon-me-kryeministrin-irakian:-turqia-synon-rritjen-e-bashkepunimit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, diskutoi bashkëpunimin dhe luftën kundër terrorizmit në një bisedë telefonike me kryeministrin e Irakut, Mohammed Shia Al-Sudani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë përmes një kumtese njoftoi se presidenti Erdoğan tha se vendi i tij “beson se bashkëpunimi dypalësh dhe rajonal do të përmirësohet më tej në të gjitha fushat në periudhën e ardhshme”.

Duke theksuar se për Turqinë, paqja, stabiliteti dhe integriteti territorial i Irakut ishin po aq të rëndësishme sa ato vendase, Erdoğan theksoi nevojën për “t’i dhënë fund ekzistencës së organizatës terroriste PKK në Irak për interesat e sigurisë kombëtare të vendit”.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Ankaraja zyrtare ka kryer disa ofensiva anti-terroriste në Irakun verior për të çrrënjosur terroristët që fshihen në këto zona dhe planifikojnë sulme ndërkufitare në Turqia.

Related posts

Benini voton për parlamentin dhe pushtetin lokal pas grushtit të dështuar të shtetit

Muhamet Ramadani

Kryediplomati turk nesër viziton Pakistanin për bisedime rajonale

RTI

Osmani i kërkon Terrasit heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Muhamet Ramadani