RTV AHIRETI
Lajme

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë ndodhën 44 aksidente trafiku

brenda-24-oreve-te-fundit-ne-kosove-ndodhen-44-aksidente-trafiku

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 44 aksidente trafiku.

Policia e Kosovës njofton se një aksident ishte me fatalitet, 22 tjerë me persona të lënduar dhe 22 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale, transmeton Telegrafi.

Brenda 24 orëve të fundit, Policia ka shqiptuar edhe 1509 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Po ashtu, në njoftim thuhet se ka arrestuar edhe 14 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Related posts

Kurti: Vizita e kryeministrave, në kohë të rëndësishme për demokracinë, sigurinë dhe paqen në rajon

admin

A duhet partitë ta paraqesin nga një emër për president para zgjedhjeve të qershorit?

Hevzi

Osmani e takon në Zvicër këshilltarin kryesor të Biden, thotë se kanë folur për rritjen e bashkëpunimit

Muhamet Ramadani