RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

Brenda një javë në QKUK realizohen gjithsej 136 lindje

brenda-nje-jave-ne-qkuk-realizohen-gjithsej-136-lindje

Gjithsej 136 lindje janë realizuar gjatë javës së fundit, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 77 kanë përfunduar me lindje spontane (natyrale), ndërsa 59 me lindje operative me prerje cezariane (S/C). Në periudhën e raportuar janë evidentuar gjithashtu 4 lindje gemellare (binjakë) dhe 1 lindje trigemellare (trenjakë).

Sa i përket gjinisë së të porsalindurve, gjatë kësaj jave janë regjistruar 74 të porsalindur meshkuj dhe 68 të porsalindur femra.

“Aktiviteti i Klinikës së Gjinekologjisë është përqendruar në ofrimin e kujdesit dhe trajtimit profesional të rasteve obstetrikale, duke përfshirë lindjet spontane, lindjet operative, si dhe menaxhimin e shtatzënive multiple. Qendra Klinike Universitare e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe profesionale për nënat dhe të porsalindurit”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Related posts

Konsumimi i këtij ushqimi mund të zvogëlojë proceset inflamatore në trup dhe të kontribuojë në ruajtjen e shëndetit

admin

Erdoğan i pari pas 70% të votave të numëruara

Muhamet Ramadani

Osmani udhëton për në Turqi, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Erdogan

Muhamet Ramadani