RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britani, demonstarata pro migrimit pengohet nga grupi i ekstremit të djathtë – VIDEO

britani,-demonstarata-pro-migrimit-pengohet-nga-grupi-i-ekstremit-te-djathte-–-video

Përleshje shpërthyen në Staffordshire të Britanisë sot pasi një demonstratë pro migrimit u ndërpre nga një grup i ekstremit të djathtë, raporton Anadolu.

Grupi “Cannock Chase Welcomes Refugees” u mblodh në qendrën e qytetit Cannock sot në mëngjes. Ata u penguan në mesditë nga mbështetësit e Alternativës Patriotike të ekstremit të djathtë.

Policia formoi një mur midis grupeve kundërshtare ndërsa thirreshin parulla.

Më parë, ka pasur një konfrontim të ngjashëm në Cannock, ku dy hotele strehojnë azilkërkues të pashoqëruar.

Në fillim të kësaj jave, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar prezantoi një projektligj në parlament për të ndaluar azilkërkuesit të kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla.

Nëse miratohet, legjislacioni do të mundësonte ndalimin e njerëzve për 28 ditët e para pas mbërritjes.

Related posts

Kosovë, kërkohet që të mos afatizohet procesi i njohjes së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

admin

Britania: Lufta në Ukrainë do të zgjasë deri vitin tjetër

Muhamet Ramadani

Ushtria izraelite arreston 14 palestinezë dhe shemb 3 shtëpi në Bregun Perëndimor

Hevzi