RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britani, dhjetëra mijëra infermiere në grevë mes krizës së kostos së jetesës

britani,-dhjetera-mijera-infermiere-ne-greve-mes-krizes-se-kostos-se-jeteses

Dhjetëra mijëra infermiere kanë hyrë sot në grevë njëditore në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme rreth pagave ndërsa kriza e kostos së jetesës vazhdon, raporton Anadolu Agency (AA).

Greva, e para në historinë e tyre 106-vjeçare, ka filluar në ora 8 e mëngjesit dhe do të vazhdojë deri në orën 20:00. Greva e dytë e tillë është planifikuar për 20 dhjetor.

Infermieret në shërbimet urgjente dhe të emergjencës do të qëndrojnë në detyrë, por do të punojnë në numër të reduktuar në shumë shërbime jo urgjente.

Sekretarja e Përgjithshme e Kolegjit Mbretëror të Infermierisë (RCN), Pat Cullen tha se infermieret nuk duan të hynë në grevë, por janë të detyruara për shkak të nivelit më të lartë të inflacionit në katër dekadat e fundit.

“Infermieret nuk e duan këtë”, tha ajo. “Ka qenë një vendim i vështirë, i cili u mor nga qindra mijëra të cilët nga nesër do të lënë punën e tyre me qëllim që të dëgjohet zëri i tyre, të njihet mundi i tyre dhe të vlerësohen”, shtoi Cullen.

“Kjo së pari është tragjike për infermierinë, RCN dhe NHS. Stafi i infermierisë në radhë është një shenjë dështimi të qeverive”, tha ajo.

Ministrja e Shëndetësisë, Maria Caulfield sot në mëngjes tha se ishte “e pashmangshme” që pacientët të vuanin për shkak të grevës së infermierëve.

Duke folur për “SkyNews”, Caulfield tha se kjo është arsyeja pse “me keqardhje shohim se RCN sot po del në aksion”.

Ajo tha: “E kuptojmë absolutisht çështjet rreth pagave”.

“Por, Sekretari i Shtetit u takua me RCN në fillim të kësaj jave për të folur për disa nga faktorët e tjerë që e bëjnë jetën shumë të vështirë për infermierët në vijën e parë”.

Ministrja tha se qeveria nuk mund të pajtohej me një rritje pagash prej 19 për qind, sa kërkonin infermierët, duke shtuar se kjo është “joreale”.

Britania e Madhe prej muajsh është përfshirë nga greva në fushën e industrisë ndërsa punëtorët e hekurudhave, punonjësit e postës, paramedikët, mbajtësit e bagazheve dhe mësuesit janë të pakënaqur me pagat e tyre ndërsa shumë punëtorë ndjejnë presionin e krizës më të keqe të kostos së jetesës në dekada.

Related posts

Abazoviq mbështet Kurtin: Asociacioni nuk duhet të krijohet në baza etnike

rezart morina

OKB: Mbi 38.640 të zhvendosur për shkak të përmbytjeve në Libi

admin

Arrestohet një 22-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për 27 vepra penale të mashtrimit

RTI