Grupi i parë i azilkërkuesve në Mbretërinë e Bashkuar ka mbërritur në anijen Bibby Stockholm, ku do të strehohen në pritje të rezultateve të aplikim të tyre për azil, transmeton Anadolu.
Emigrantët arritën në port autobus, megjithëse numri i saktë i mbërritjeve ende nuk është konfirmuar dhe pritet që më vonë gjatë ditës të arrijnë më shumë emigrantë.
Ndërkohë, pranë hyrjes së portit u mblodhën edhe disa persona për të protestuar ndaj politikave të qeverisë për azil, veçanërisht planit të mbajtjes së tyre në anije.
Duke mbajtur pankarta, protestuesit brohorisnin slogane: “Refugjatët janë të mirëpritur këtu”, “Jo anije burgu” dhe “Ndaloni të djathtën ekstreme”.
Plani i qeverisë britanike për të filluar lëvizjen e grupit të parë prej 50 migrantësh në anije, të ankoruar në Portland Port në Dorset në jugperëndim të vendit për tre javë, u vonua javën e kaluar për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Plani synon të strehojë deri në 500 persona, të moshës 18-65 vjeç, në anoje trekatëshe lundruese, përderisa ata janë duke pritur rezultatet e aplikimit të tyre për azil.
Të hënën e kaluar, Unioni i Brigadave të Zjarrfikësve në Mbretërinë e Bashkuar (FBU) dënoi gjithashtu planet e qeverisë për të strehuar refugjatët në anijen Bibby Stockholm shkaku i rreziqeve nga shpërthimi i zjarrit.
Sipas qeverisë, objekte të tilla si Bibby Stockholm kanë “kosto dukshëm më të ulët se hotelet”.
Personat e dërguar në këtë anoje do të jenë meshkuj të rritur beqarë të moshës 18 deri në 65 vjeç, të cilët aktualisht qëndrojnë në hotele.
Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se strehimi në anoje është një nga pesë prioritetet e tij pasi mbi 45 mijë emigrantë mbërritën në vend duke kaluar Kanalin Anglez vitin e kaluar.
1st batch of UK asylum seekers arrived on the Bibby Stockholm barge as more migrants are expected to move later https://t.co/p7l4rvRWEi pic.twitter.com/hxvGuj96EW
— Anadolu English (@anadoluagency) August 7, 2023