RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britania dënon hyrjen e forcave izraelite në objektin e agjencisë së OKB-së në Kudsin Lindor të pushtuar

britania-denon-hyrjen-e-forcave-izraelite-ne-objektin-e-agjencise-se-okb-se-ne-kudsin-lindor-te-pushtuar

Ministri britanik për Lindjen e Mesme, Stephen Doughty, dënoi hyrjen me forcë dhe marrjen nën kontroll nga forcat izraelite të qendrës së trajnimit të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) në Kudsin Lindor të pushtuar, duke e cilësuar veprimin si “skandaloz”, transmeton Anadolu.

“Hyrja me forcë dhe marrja e raportuar nën kontroll e Qendrës së Trajnimit të UNRWA-s në Kalandiya në Kuds është ‘skandaloze’, pasi kjo qendër e OKB-së u ka ofruar brezave të refugjatëve palestinezë arsim dhe mundësi”, shkroi Doughty në platformën sociale amerikane X.

“Izraeli duhet të përmbushë detyrimet e tij dhe të respektojë paprekshmërinë e objekteve të OKB-së”, shtoi Doughty.

Të martën, forcat izraelite evakuuan stafin nga objekti i UNRWA-s, morën nën kontroll kompleksin dhe ngritën flamurin izraelit në oborrin e tij. Forcat izraelite gjithashtu dislokuan trupa rreth kampit të refugjatëve Kalandiya dhe Kafr Aqabit, duke kryer bastisje, kontrolle dhe marrje në pyetje në terren të palestinezëve.

Në një deklaratë, UNRWA tha se “dënon pa mëdyshje këtë inkursion të paautorizuar dhe thellësisht shqetësues” në qendër, duke theksuar se hyrja e forcave të armatosura të sigurisë në një objekt të OKB-së, pa autorizimin ose pëlqimin e Kombeve të Bashkuara, është “e papranueshme”.

Agjencia shtoi se bëhet fjalë për një objekt të OKB-së “të mbrojtur nga privilegjet dhe imunitetet që i garantohen organizatës sipas së drejtës ndërkombëtare”.

“Paprekshmëria e tij duhet të respektohet plotësisht”, tha UNRWA.

Related posts

Heqja e dinarit serb, emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Në Bruksel po bëhet punë e mirë mes Kosovës dhe Serbisë

admin

Inkursioni i Ukrainës në rajonin Kurskut, shërbimi i inteligjencës së jashtme të Rusisë: Zelensky po merr hapa të çmendur

admin

Iran: Ekipet e shpëtimit ende kërkojnë Presidentin, populli lutet për mirëqenien e tij

admin