RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britania dhe Katari japin 11.2 milionë dollarë ndihmë për refugjatët Rohingya

britania-dhe-katari-japin-11.2-milione-dollare-ndihme-per-refugjatet-rohingya

Britania e Madhe dhe Katari njoftuan një paketë të përbashkët ndihme prej 11.2 milionë dollarësh për më shumë se 647,000 refugjatë Rohingya dhe komunitetet pritëse në Cox’s Bazar të Bangladeshit, vendstrehimi më i madh i refugjatëve në botë. Iniciativa do të sigurojë gaz LPG për familjet më të cenueshme, me synimin për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për të reduktuar dëmtimin mjedisor të shkaktuar nga përdorimi i druve në kampe.

Bangladeshi strehohen mbi 1.3 milionë Rohingya, shumica të arratisur nga dhuna e ushtrisë së Mianmarit në vitin 2017. Gati nëntë vjet më vonë, kthimi i tyre nuk ka nisur, ndërsa ndihmat ndërkombëtare po pakësohen ndjeshëm.

Programi Botëror i Ushqimit paralajmëron për një mungesë financimi prej rreth 190 milionë dollarësh, që kërcënon të ndërpresë furnizimet ushqimore që nga prilli 2026 nëse nuk sigurohen fonde urgjente. /mesazhi

Related posts

Nju Jork: Prezantohet tradita turke e pajës

admin

Greqia: Duhet të kalohet në veprim sa më parë për paqen në Palestinë

RTI

Turqia arreston 18 të dyshuar si anëtarë të ISIS-it në bastisjet e reja

Muhamet Ramadani