RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britania nuk do t’u japë azil atyre që kalojnë kanalin La Manche – VIDEO

britania-nuk-do-t’u-jape-azil-atyre-qe-kalojne-kanalin-la-manche-–-video

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman tha se emigrantët që kalojnë Kanalin Anglez (La Manche) nga Franca në Britani të Madhe do të përballen me një ndalesë të plotë për të kërkuar azil sipas planeve të reja, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke mbajtur fjalimin e saj të parë si sekretare e Brendshme, Braverman prezantoi planet e reja të emigrimit.

Njoftimi i saj vjen pasi vendi ka regjistruar më shumë se 35 mijë kalime të tilla këtë vit.

Duke folur në konferencën e vjeshtës të Partisë Konservatore, ajo tha se ajo do të gjejë mënyra për të zbatuar planin e qeverisë – Ruanda, sipas të cilit azilkërkuesit do të dërgohen në vendin afrikan ndërsa vijon procesi i përpunimit të aplikimit të tyre. Fluturimet e para që çuan disa azilkërkues në Ruanda u ndaluan pas vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

“Duhet të ndalojmë anijet që kalojnë Kanalin. Kjo ka zgjatur shumë”, tha Braverman.

“Por, unë duhet të jem e drejtë me ju, nuk ka zgjidhje të shpejta dhe problemi është kronik”, theksoi ajo.

Sekretarja e Brendshme tha se ligji aktual “thjesht nuk po funksionon” dhe ai po “abuzohet” nga kontrabandistët e qenieve njerëzore, kërkesat e minutës së fundit dhe avokatët e specializuar.

“Kjo nuk mund të vazhdojë”, potencoi Braverman.

“Sot unë para jush do të angazhohem se do të përpiqem të çoj përpara legjislacionin që ta bëjë të qartë se e vetmja rrugë për në Britani të Madhe është ajo përmes rrugës së sigurt dhe ligjore”, tha ajo.

“Pra, nëse qëllimisht hyni në mënyrë të paligjshme në Britani nga një shtet i sigurt, ju do të ktheheni menjëherë në vendin tuaj ose të zhvendoseni në Ruandë, ku do të shqyrtohet kërkesa juaj për azil”, shtoi sekretarja Braverman. /aa

Related posts

Kovaçevski në shënimin e 21 Dhjetorit: Detyra jonë është t’i respektojmë dhe ruajmë gjuhët e të gjithë qytetarëve

admin

Inteligjenca artificiale dhe manipulimi i zërave, zgjedhjet presidenciale në SHBA mes kërcënimeve për dezinformim

admin

Vdekja e 8 emigrantëve në brigjet e Francës/ Po tentonin të kalonin Kanalin Anglez për të shkuar në Britani, por gomonia u ça nga një shkëmb

admin