RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kovaçevski në shënimin e 21 Dhjetorit: Detyra jonë është t’i respektojmë dhe ruajmë gjuhët e të gjithë qytetarëve

kovacevski-ne-shenimin-e-21-dhjetorit:-detyra-jone-eshte-t’i-respektojme-dhe-ruajme-gjuhet-e-te-gjithe-qytetareve

Mbrëmë në Shkup u mbajt program qendror dhe koncert me rastin e 21 Dhjetorit, Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke në Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Në programin e organizuar nga Lidhja e Shoqatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë (MATUSITEB) dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), morën pjesë kryetari i Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë (TBMM) Mustafa Şentop dhe delegacionit shoqërues, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ministra dhe deputetë të Maqedonisë së Veriut, ambasadori i Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, kryetari i TIKA-s, Serkan Kayalar, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, si dhe rreth 10 mijë pjesëmarrës.

Në adresimin e tij para të pranishmëve, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, uroi në gjuhën turke festën e 21 Dhjetorit, duke kujtuar se në kushtetutën e vendit të tij është e garantuar e drejta e arsimimit në gjuhën amtare, përfshirë edhe në gjuhën turke.

“Shoqëria jonë është multikulturore. Ne jemi një demokraci funksionale multikulturore dhe kjo përparësia jonë e vërtetë. Prandaj, detyra jonë si shtet është t’i respektojmë dhe t’i ruajmë gjuhët e të gjithë qytetarëve që jetojnë në vendin tonë. Ajo është mënyra e vetme, e drejtë dhe e civilizuar e funksionimit të një shteti”, tha Kovaçevski.

Ai theksoi se kultura, gjuha dhe tradita turke japin një kontribut të madh në “mozaikun e diversitetit” dhe në vlerat e trashëgiminë kulturore historike të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Kovaçevski po ashtu tha se “bashkëqytetarët tanë turq bashkërisht me qytetarët e tjerë në mënyrë të barabartë marrin pjesë në shtet-ndërtim në të gjitha aspektet”.

Ai përmendi edhe aktivitetet e Agjencisë Turke për Bashkëpunimin dhe Zhvillim (TIKA) në Maqedoninë e Veriut, e cila siç tha kryeministri, viteve të fundit ka vendosur një bashkëpunimin të shkëlqyer me vendin e tij. Ai njoftoi se kjo agjenci shtetërore turke deri më tani ka realizuar mbi 900 projekte me një vlerë të përgjithshme prej 60 milionë eurosh.

Kryetari i TIKA-s, Serkan Kayalar, e nisi fjalën e tij duke përcjellë përshëndetjet e ministrit turk të Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy.

Ai u shpreh i lumtur për pjesëmarrjen në programet e 21 Dhjetorit si simbol i ekzistencës së komunitetit turk në Maqedonisë së Veriut.

Ai rikujtoi se TIKA ka realizuar projekte në gjithë Ballkanin mbi bazën e lidhjeve të përbashkëta historike dhe kulturore.

Tahsin İbrahim, kryetar i MATUSITEB-it, deklaroi se Dita e Arsimit në Gjuhën Turke është festë e të gjithë turqve që jetojnë në vend dhe shprehje e ekzistencës së turqve në këtë vend.

“Ne kemi ekzistuar për shekuj në këto troje – dhe do të vazhdojmë të ekzistojmë – me turqishten tonë elegante, kulturën, letërsinë, artin, historinë, traditat dhe vlerat tona shpirtërore dhe do të vazhdojmë të ekzistojmë”, tha İbrahim.

Duke shprehur urime me rastin e kësaj dite, ai falënderoi ambasadorin turk Sekizkök dhe TIKA-n për mbështetjen.

Në kuadër të programit u ndanë çmime për nxënësit më të mirë në pikturë, poezi dhe kompzicion.

Pas fjalimeve, këngëtari turk Buray performoi për pjesëmarrësit.

Related posts

Shefi i mbrojtjes ruse mbërrin në Iran mes përshkallëzimit në rajonin e Karabakut të Azerbajxhanit

admin

Prokuroria jep detaje të reja për rastin e 67-vjeçares në Dragash, dyshohet se u rrah për vdekje nga kunata

admin

Holanda heq kufizimin e eksportit për Turqinë në industrinë e mbrojtjes

rezart morina