RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britania shpall gjendjen e thatësirës në disa rajone të vendit – VIDEO

britania-shpall-gjendjen-e-thatesires-ne-disa-rajone-te-vendit-–-video

Qeveria e Britanisë së Madhe njoftoi se në rajonet jugore, qendrore dhe lindore të vendit është shpallur zyrtarisht gjendje e thatësirës

Qeveria e Britanisë së Madhe njoftoi se në rajonet jugore, qendrore dhe lindore të vendit është shpallur zyrtarisht gjendje e thatësirës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Agjencia e Mjedisit thuhet se është vendosur që më shumë se gjysma e Britanisë të vendoset në statusin e thatësirës për shkak se po përjetohet vera më e thatë në 50 vitet e fundit.

Në 8 prej 14 rajoneve të Britanisë po përjetohet thatësirë thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se këto rajone janë Devon dhe Cornwall, Solent dhe Sputh Downs, Kent dhe Londra Jugore, Herts dhe Londra Veriore, Anglia Lindore, Thames, Lincolnshire dhe Northamptonshire, Midlandsi Perëndimor.

– Zgjerohet “ndalesa e tubit”

Kompania e shpërndarjes së ujit “Yorkshire Water” njoftoi se nga 26 gushti do të fillojë zbatimi i përdorimit të kufizuar të ujit i cili njihet si ndalesa e tubit.

“Thames Water”, kompania më e madhe e Britanisë për shërbimin e ujit dhe ujërave të zeza, më 4 gusht njoftoi klientët e saj se për shkak të mungesës së reshjeve javët e ardhshme mund të jenë të detyruar të zbatojnë në Londër “ndalesën e tubit” (kufizim zyrtar lidhur me përdorimin e tubit që përdoret gjatë mungesës së ujit nga kompani të caktuara të ujit).

Gjithashtu edhe “South East Water”, një tjetër furnizues që siguron ujin e pijshëm në Britani, është furnizuesi i dytë që deklaron ndalesën e “tubit” dhe “ujitjes” që do të hyjë në fuqi më 12 gusht për klientët e saj në Kent dhe Sussex.

“Thames Water” ka bërë të ditur se për shkak të thatësirës kërkesat kanë arritur në nivelin më të lartë në 25 vite dhe se niveli i ujërave nëntokësore për herë të parë këtë vit ka rënë nën mesataren.

Burimi i lumit Thames në Londër po përjeton thatësirë për shkak të pakësimit të reshjeve dhe valës së të nxehtit e cila në korrik ka shkaktuar thyerjen e rekordit të temperaturës në vend. /aa

 

Related posts

Ambasadorët e Bashkimit Evropian miratojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

admin

Bie nga dritarja e banesës, humb jetën 22-vjeçari në Gjilan

admin

Finlandë: Nis punën reaktori më i madh bërthamor në Evropë

admin