RTV AHIRETI
Shtojca

Brokoli dhe lakra jeshile ndikojnë në gjëndrën tiroide

brokoli-dhe-lakra-jeshile-ndikojne-ne-gjendren-tiroide

Lakra jeshile duhet të konsumohet me kujdes, meqë në sasi më të mëdha mund të shkaktojë hipotireoidizëm, zvogëlim të funksionit të gjëndrës tiroide.

Brokoli me gjasë është njëri ndër ushqimet më të shëndetshme, meqë është i pasur me antioksidues, por po ashtu e ulë edhe nivelin e kolesterolit.

E njëjta gjë vlen edhe për lakrën e rëndomtë, për lakrën jeshile, lakrën e Brukselit, por me kusht që të mos e teproni me to. Nëse doni që nga këto perime ta nxirrni maksimumin, atëherë më mirë është që së pari t’i zieni. Mos e teproni as me pirjen e lëngjeve nga perimet e gjelbra,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, sepse ato përpos që ndikojnë te gjëndra tiroide, ndikojnë keq edhe në shëndetin e dhëmbëve.

Teresa Fang, nutricioniste dhe profesoreshë në Universitetin e Harvardit, thotë se “sasitë e arsyeshme të brokolit dhe lakrës jeshile nuk shkaktojnë probleme shëndetësore”, por nëse vuani nga ndonjë sëmundje e gjëndrës tiroide, atëherë do të duhej të këshilloheshit me mjekun.

Related posts

Puna në orët e vona shton rrezikun nga sëmundjet

admin6

Katër gjëra që Google Maps mund t’i bëjë

admin

Pse ecja në natyrë është e mirë për mendjen, trupin dhe shpirtin

admin