RTV AHIRETI
Shëndetësi

Brokoli dhe Lulelakra – Cila ka më Shumë Vlera

brokoli-dhe-lulelakra-–-cila-ka-me-shume-vlera

Lulelakra dhe brokoli janë pjesë të së njëjtës familje. Konsumatorët shqiptarë kanë një traditë shumëvjeçare në përdorimin e lulelakrës, ndërkohë që brokoli mund të quhet një hyrje e re në recetat e gatimit të amvisave të vendit tonë.

Të dyja këto perime kultivohen gjërësisht në Shqipëri dhe të dyja janë të shëndetshme dhe plot vlera. Por nëse do t’i krahasonim, do të zbulonim shumë të veçanta mbi përmbajtjen e vitaminave dhe mineraleve.
Vlerat ushqyese të lulelakrës

Një filxhan me lulelakër të gatuar përmban 28 kalori. Në të gjenden 2 gramë proteina dhe 12 përqind të dozës ditore të fibrës. Lulelakra është një burim i mirë i vitaminës C.

Në një racion të vetëm, do të mund të plotësoni të gjithë dozën e nevojshme ditore.

Vitamina K është e domosdoshme për një zemër të shëndetshme dhe kocka të forta. Folati dhe vitamina B6 që gjenden tek lulelakra janë gjithashtu të rëndësishme për një metabolizëm dhe gjak të shëndetshëm.
Vlerat ushqyese të brokolit

Por brokoli është një burim edhe më i shkëlqyer i vitaminave dhe mineraleve. Në një filxhan me brokoli të gatuar gjenden 54 kalori dhe 4 gramë proteinë bimore.

Në të gjendet gjithashtu 20% e dozës së rekomanduar të fibrës. Ky racion me brokoli plotëson nevojat ditore për vitaminë C, K, A dhe folat.

Siç e dini, vitamina A përmirëson shikimin, por është e rëndësishme edhe për lëkurën. Brokoli është i pasur me vitaminë B6, kalcium, hekur dhe vitaminë E.

Hekuri është i domosdoshëm për një gjak të shëndetshëm, ndërkohë që kalciumi forcon kockat dhe hormonet.

Vitamina E luan një rol thelbësor për një lëkurë të shëndetshme, por ajo mbështet mbi të gjitha zemrën, shikimin dhe trurin.

Nga ky krahasim rezulton se brokoli ia kalon lulelakrës, duke qenë se ka dyfishin e proteinave dhe vitaminës C, por edhe trefishin e kalçiumit dhe hekurit.

Brokoli përmban 12 herë më shumë vitaminë K. Brokoli gjithashtu ofron 5 herë më shumë vitaminë A, më shumë vitaminë B6, tre herë më shumë folat dhe 10 herë më shumë vitaminë E!

Rezultatet janë befasuese dhe tregojnë se lulelakra qëndron shumë më larg brokolit në aspekt vitaminash dhe mineralesh.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet të hiqni dorë nga lulelakra ose ta zëvëndësoni atë gjithë kohës me brokoli.

Pavarësisht krahasimit, lulelakra mbetet një ushqim i pasur me vlera, vitamina dhe minerale

Related posts

Çfarë i ndodh trupit tonë, kur teshtijmë 3 herë rresht!?

admin

Ndihmojnë në përthithje: Frutat që duhet t’i konsumoni më shpesh në rast të mungesës së hekurit

admin

Pse qumështi dhe gjalpi prishen më shpejt në verë

rezart morina