RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vuçiq: S’do të zbatoj asgjë që ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në OKB

vuciq:-s’do-te-zbatoj-asgje-qe-ka-te-beje-me-anetaresimin-e-kosoves-ne-okb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të zbatojë Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënies me Kosovën deri në “vijat e saja të kuqe”.

Në një adresim për publikun të dielën, Vuçiqi ka thënë se Marrëveshja është pozitive pasi “më nuk varemi nga vullneti i mirë i Prishtinës, të bëjë një ndryshim pozitiv, por edhe nga ajo që jemi të gatshëm të bëjmë”.

Ai tregon se ka disa arsye pse nuk nënshkroi Marrëveshjen e as aneksin e implementimit.

“Para së gjithash, sepse Republika e Serbisë është një vend i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa ajo siç e quajnë Republika e Kosovës nuk është. Nuk dua të bëj marrëveshje ndërkombëtare me Kosovën”, ka thënë Vuçiq. “Pas çdo samiti dhe takimi, unë flas pa mëdyshje se ne jemi kundër pranimit të tyre në OKB, prandaj nuk kam nënshkruar asgjë. S’do të zbatojë asgjë që ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara apo ndonjë njohje de facto apo d e jure. Gjithçka tjetër, jam gati të punoj në implementim”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se situata është e vështirë dhe se bisedimet asnjëherë nuk janë të lehta.

“Do të jetë edhe më e vështirë për gjysmë viti”, ka thënë Vuçiq. “Në Konventë të Vjenës thuhet si më poshtë: ‘Problem shtesë është se neni 7 i Konventës së Vjenës përcakton se pëlqimi verbal i kreut të shtetit është detyrim. Sigurisht, gjithmonë më pak se një nënshkrim, por ai ka vlerë. Prandaj kam refuzuar të pranoj emra si ‘pranim’ apo ‘adoptim’ apo ‘njohje’”.

Vuçiq ka folur edhe për dakordimin për çështjen e të pagjeturve.

“Deri tash Prishtina e përdorte si presion për dëmshpërblime të luftës”, tha Vuçiq, që ka shtuar se “pas çdo gjëje fshihet një truk”. “Ne duam të bashkëpunojmë me shqiptarët, nuk kemi nevojë të ndërtojmë mure. Deri më tash është përpiluar lista e personave të zhdukur”.

Ai ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është i rëndësishëm për Qeverinë e Serbisë dhe se duhet të bëhet sipas marrëveshjeve që ekzistojnë, ato të vitit 2013 dhe 2015.

Vuçiqi ka thënë se të shtunën ishte insistuar vazhdimisht që të nënshkruhet. Ai ka shtuar se pala kosovare kishte thënë se Asociacioni do të bëhet bazuar në tri shtylla: Kushtetutën e Kosovës, një deklaratë e Federica Mogherinit për Isa Mustafën dhe një vështrim të shkruar nga Derek Chollet dhe Gabriel Escobar.

Vuçiqi thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për Planin e Ahtisaarit.

“Kur përrfundoi takimi, e shikuat, unë nuk thash asnjë fjalë të keqe për palën tjetër. Por, kur Kurti u shfaq ai tha se ata e kanë Planin e Ahtisaarit. Ne nuk jemi të interesuar për atë, nuk e kemi miratuar Planin e Ahtisaarit. Kurti prezantoi tri shtyllat e tij për formimin e AKS-së, të cilat nuk u pranuan. Thashë se nuk është problem dhe mund të largohem menjëherë. Kanë nënshkrime në katër letra që kanë të bëjnë me AKS-në. Kemi nënshkrime, diku të Hashim Thaçit, diku të Isa Mustafës, diku të Daçiqit e diku në vitin 2015 është nënshkrim im. Dokumenti i vitit 2015, që flet për parimet, është veçanërisht i rëndësishëm”, tha Vuçiq. “Unë pyeta: ‘Kam parë lloj-lloj gjërash dhe i respektoj shumë z. Chollet dhe z. Escobar, por a është e mundur të më thoni se burimi material dhe formal i ligjit është një tekst në gazetë. Dhe siç e shihni, ne luftuam për anën tonë. Kam frikë se do të jetë shumë më e vështirë nga se e mendoj unë”, tha Vuçiq. “Nuk ka ndryshuar shumë për ne. Por, ajo që e dimë është se rruga jonë evropiane varet nga këto negociata. Kushdo mund të thotë se nuk i intereson rruga evropiane, por mua më intereson. Unë jam president dhe duhet të kujdesem për vendim dhe qytetarët, të cilët jo gjithmonë duhet ta kuptojnë apo pranojnë atë”.

Vuçiqi ka theksuar se është shumë me rëndësi për Serbinë që të mbahet rruga evropiane, por edhe të kujdesen për interesat kombëtare.

“Ne e ndryshuam tekstin e marrëveshjes 12 herë, për fat të mirë. Negociatat zgjatën 12 orë dhe këtu është avantazhi im, ndryshe nga tjetër, sepse jam i qëndrueshëm. Sa më tepër zgjasin, aq më i mirë bëhet përqendrimi im”, është shprehur ai.

Related posts

Vrasja e liderit të Hamasit, New York Times: Lënda shpërthyese u fut në rezidencën ku do të qëndronte Haniyeh dy muaj më parë

admin

Bota hyn në 2023 pas vitit të luftërave, katastrofave natyrore, Kupës së Botës në Lindjen e Mesme

admin

SHBA dhe Kanadaja marrëveshje për refuzimin e azilkërkuesve

rezart morina