RTV AHIRETI
Shëndetësi

Brokoli mund të zhbëjë të gjitha dëmet që i shkakton cigarja mushkërive

brokoli-mund-te-zhbeje-te-gjitha-demet-qe-i-shkakton-cigarja-mushkerive

Tymi i duhanit përmban kimikate të cilat dobësojnë sistemin tonë imunitar, duke e bërë atë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve dhe duke dëmtuar aftësinë e tij për të shkatërruar qelizat kancerogjene.

Në të njëjtën kohë, tymi i duhanit mund të dëmtojë ADN-në e qelizave, duke rritur mundësinë e formimit dhe lulëzimit të qelizave kancerogjene.

Për të testuar fuqinë e ndërhyrjeve dietike në parandalimin e dëmtimit të ADN-së, shkencëtarët studiojnë zakonisht duhanpirësit kronikë. Studiuesit grumbulluan një grup duhanpirësish të rregullt dhe u kërkuan atyre të konsumonin 25 herë më shumë brokoli, sesa konsumi mesatar amerikan.

Krahasuar me duhanpirësit që e shmangnin ngrënien e brokolit, vetëm brenda dhjetë ditësh, duhanpirësit që po e konsumonin atë, kishin 41 për qind më pak mutacione të ADN-së në gjakun e tyre.

A ndodhi kjo vetëm ngaqë brokoli rriti aktivitetin e enzimave detoksifikuese në mëlçinë e tyre, të cilat ndihmuan në pastrimin e qelizave kancerogjene përpara se këto të mbërrinin te qelizat e duhanpirësve?

Jo, edhe kur ADN-ja nxirret nga trupat e subjekteve dhe ekspozohet ndaj një kimikati që dëmton ADN-në, materiali gjenetik nga konsumatorët e brokolit tregoi dukshëm më pak dëme. Kjo tregon se ngrënia e perimeve, si brokoli, mund t’ju bëjë më të qëndrueshëm për sa i përket nivelit ndërqelizor.

Related posts

Ngrënia ngadalë është e mirë për trupin dhe shpirtin tuaj…

admin

Çfarë nuk duhet të hamë kur kemi kandidë? Shumë nga ndalimet më të njohura nuk mbështeten nga provat

Muhamet Ramadani

Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh

Muhamet Ramadani