RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bujqësia e Krushës së Madhe dëmtohet rëndë nga vërshimet

bujqesia-e-krushes-se-madhe-demtohet-rende-nga-vershimet

Sipas disa fotografive të publikuara në rrjetin social në Facebook të faqes “Krushë e Madhe”, shihen se si janë mbuluar në ujë pemët e perimet në Krushë të Madhe.

Po ashtu në këto foto shihen edhe disa qytetarë se si i heqin nga stalla lopët dhe kafshët përreth.

Po ashtu këto reshje kanë shkaktuar edhe vështirësi në kalim në disa rrugë dytësore të Krushës së Madhe.

Ndërkaq, gjendje e rëndë është paraqitur edhe në rrugët e Rogovës së Hasit pas reshjeve të fundit, si dhe në Gjakovë.

Ndryshe, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Dita e shtunë parashihet të ketë më shumë reshje shiu, duke e përfshirë tërë territorin e vendit.

Related posts

Trump: Mamdani duhet të tregojë respekt ndaj Uashingtonit për të pasur sukses

admin

U gjet i pajetë në rrënojat e jahtit të fundosur, kush ishte manjati Mike Lynch? Themelues i kompanive teknologjike dhe betejat e forta ligjore me të cilat u përball

admin

“Jo më tarifa ndëshkuese, por më shumë importe”- DW: SHBA-ja dhe India e shohin veten në prag të një partneriteti të ri

admin