Përgatitet shumë shpejt dhe është shumë e shëndetshme dhe e shijshme
Ju sjellim një recetë të thjeshtë për bukë misri pa maja dhe gluten, e cila mund të përgatitet shumë shpejt.
Përbërësit:
– 100 g miell të bardhë misri,
– 100 g miell misri të verdhë,
– 100 g miell meli,
– 15 g psyllium,
– një lugë e vogël sodë bikarbonati me pak limon,
– 300 ml ujë.
Përgatitja:
Përzieni mirë të gjithë përbërësit, përzieni në një masë kompakte.
I jepni formë bukës dhe e piqni në furrë në letër për pjekje për 35-40 minuta në 200 gradë Celsius.
Ju bëftë mirë, transmeton Telegrafi.
The post Bukë misri pa maja dhe gluten appeared first on Telegrafi.