RTV AHIRETI
Kuzhinë

Bukë nga çokollata dhe banania: Kësaj ëmbëlsire askush nuk mund t’i rezistojë!

buke-nga-cokollata-dhe-banania:-kesaj-embelsire-askush-nuk-mund-t’i-rezistoje!

Bëni fantazinë prej çokollatës dhe kënaquni me ëmbëlsirën të cilën do ta hani me kënaqësi në rrethin e më të afërmeve

Përbërësit:

– 600 gr banane,
– 150 gr çokollatë të grirë të zezë,
– 150 gr kokrra të shtypura tërshëre,
– 220 gr gjalpë kikiriku,
– 15 gr kakao,
– 3 lugë mjaltë,
– 1 dl ujë.

Përgatitja:

Në blender qitni të gjithë përbërësit, pos 50 gram çokollate, pastaj miksoni që të përftoni tretje të dendur.

Shtoni 50 gramët e çokollatës së mbetur dhe qiteni në kallëp gjatok të lyer.

Piqni rreth 35 minuta në furrë të nxehur në 180 gradë Celsius.

Nxirrni nga furra, lini dhjetë minuta të qëndrojë dhe pastaj ëmbëlsirën rrotullojeni në tigan.

Kënaquni! – transmeton Telegrafi.

The post Bukë nga çokollata dhe banania: Kësaj ëmbëlsire askush nuk mund t’i rezistojë! appeared first on Telegrafi.

Related posts

Pa gluten: Sallatë quinoa me brokoli dhe kungullesha

admin

Të gjithë bëjmë gabime kur përgatisim kafe turke dhe ia prishim shijen, por mjafton të aplikoni një truk të thjeshtë

admin

Ëmbëlsirë karameleje me mjaltë: Biskotë më shije mbresëlënëse!

rezart morina