RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bullgari, dështon përpjekja e parë për të formuar qeverinë e re

bullgari,-deshton-perpjekja-e-pare-per-te-formuar-qeverine-e-re

Përpjekja e parë për të formuar një qeveri të re pas zgjedhjeve të 2 prillit në Bullgari ka dështuar, transmeton Anadolu.

Agjencia shtetërore e lajmeve BTA raportoi se kryeministrja e përcaktuar për të formuar qeverinë e re nga koalicioni GERB-UDF-së, Mariya Gabriel, ia ktheu mandatin presidentit Rumen Radev.

Gabriel tha se ajo po e kthen dosjen e mandatit bosh, sepse siç tha ajo, blloku GERB-UDF dhe ajo nuk do të lejojë përfshirjen e emrave të njerëzve përmes “marrëveshjeve prapa skenave” në vend të “bisedave të hapura dhe të qarta të bazuara në parime dhe përgjegjësi”.

Radev, nga ana e tij, tha se kur të dështojë mandatari i parë, mandatari tjetër do të jetë edhe më i vështirë dhe mund të sjellë kompromise dhe komunikim të mëtejshëm para opionionit.

Ai përsëriti thirrjen e tij drejtuar partive në parlament që të mos vonojnë miratimin e buxhetit të këtij viti dhe të projektligjeve të rëndësishme.

“Sepse… ato priten nga qytetarët bullgarë dhe janë të një rëndësie vendimtare për shtetin”, tha Radev.

Javën e kaluar, koalicioni CC-DB (Vazho Ndryshimin dhe Bullgaria Demokratike), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe Vazrazhdane (Rilindja) njoftuan se nuk do të mbështesin një qeveri të GERB-it në mandatin e parë.

Vetëm Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, e mbështetur kryesisht nga pakica turke e vendit, shprehu gatishmërinë për të mbështetur draft-listën e kabinetit të Mariya Gabriel-it.

Related posts

Iz’raeli kreu sulm ajror ndaj aeroportit dhe sistemet e radarëve në Siri

RTI

Scholz: Sulmi bërthamor, një vijë e kuqe që nuk duhet prekur kurrë

admin

Pamjet e reja tregojnë ke’qtrajtimin e të bu’rgosurve pa’lestinezë në bu’rgun iz’raelit

rezart morina