RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA dënon sulmin ndaj Shtëpisë Turke në New York, e cilëson “vandalizëm”

shba-denon-sulmin-ndaj-shtepise-turke-ne-new-york,-e-cileson-“vandalizem”

SHBA ka dënuar sulmin ndaj Shtëpisë Turke në New York, duke e cilësuar si “vandalizëm”, transmeton Anadolu.

“Ne dënojmë vandalizmin. Dhuna kundër misioneve brenda SHBA-së është një krim i dënueshëm”, tha në një konferencë për media Matthew Miller, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Miller tha se shërbimi i Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit po punon për hetimin me autoritetet lokale të zbatimit të ligjit.

Shtëpia Turke në New York, një ndërtesë e dedikuar për misionet diplomatike dhe ngjarjet kulturore që u hap në vitin 2021 pikërisht përballë ndërtesës së Kombeve të Bashkuara (OKB), u sulmua në orët e para të së hënës.

Konsulli i përgjithshëm turk në New York, Reyhan Özgür, tha se sulmuesi theu xhamat e ndërtesës në orën 03:14 të mëngjesit me orën lokale, si dhe njoftoi se askush nuk u lëndua, por 12 dritare dhe dyert e ndërtesës u dëmtuan.

Ai tha se sulmuesi, i cili ende nuk është identifikuar, la një levë në vendngjarje.

Ndërtesa u rrethua nga Departamenti i Policisë së New Yorkut dhe një hetim mbi incidentin është duke vazhduar.

Related posts

Arrestohet ambasadori i Polonisë në Francë

admin

Ç’duhet ditur rreth naftës siriane…

Muhamet Ramadani

Në Bruksel kërkohet zgjidhje afatshkurtër për dinarin, në takimin e liderëve pritet të diskutohet kërkesa e Kurtit për nënshkrim

admin