Norma e papunësisë në Bullgari ra me 0.6 pikë përqindje në bazë vjetore në tremujorin e fundit të vitit 2022, duke arritur në 3.9%, tha të premten Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI), me qendër në Sofje.
Shkalla e punësimit të personave të moshës 15 deri në 64 vjeç, është rritur me 3 pikë përqindje në tremujorin e katërt, duke arritur në 71.5%, ose 3.1 milionë njerëz.
Pesha e njerëzve që janë ekonomikisht aktivë në këtë grupmoshë, ishte 74.4%, duke u rritur me 2.6 pikë përqindje në terma vjetorë.
Në tremujorin e katërt, numri i të papunëve ra me 12.5% në bazë vjetore, duke arritur në 128.300, prej të cilëve 55.2% janë meshkuj. Papunësia e të rinjve, ose pjesa e të papunëve në grupmoshën 15-29 vjeç, ra me 2.2 pikë përqindje, duke arritur në 7.5%, që korrespondon me 30.900 persona.
Shkalla e papunësisë afatgjatë, ose pjesa e atyre që kishin qenë të papunë për një vit ose më shumë, u zvogëlua me 0.5 pikë përqindje, duke arritur në 2%, ose 67,600 njerëz.
Në tremujorin e fundit të vitit 2022, kishte rreth 1.11 milionë njerëz ekonomikisht joaktivë të moshës 15-64 vjeç, nga të cilët 629.400 ishin gra, treguan të dhënat. /monitor