RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bullgaria asgjëson 1,4 milionë doza të vaksinës Covid-19

bullgaria-asgjeson-1,4-milione-doza-te-vaksines-covid-19

Ministri bullgar në detyrë i Shëndetësisë, Assen Medjidiev tha në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar se rreth 1,4 milionë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech të Covid-19 do të asgjësohen.

Medjidiev e krahasoi versionin aktual të Covid-19 me gripin e zakonshëm.

Ministri vuri në dukje si sukses që qeveria të negociojë Komisionin Evropian në emër të saj për të blerë më pak doza nga Pfizer.

“Kjo heq detyrimin e shtetit për të marrë vaksina, të cilat do të duhet t’i shkatërrojë. Ne i kemi kursyer shtetit miliona euro nga vaksinat, të cilat përndryshe do të ishin paguar në qershor dhe do të ishin shkatërruar”, tha ai.

”Këto para tani do të përdoren për të ndërtuar një spital për fëmijë, si dhe një hotel dhe qendër rehabilitimi spitalor”, theksoi ai.

Kontrata e rinegociuar midis Pfizer dhe Komisionit Evropian i jep Bullgarisë mundësinë për të porositur doza të reja kur është e nevojshme dhe për të paguar për to kur ato të dorëzohen. /atsh

Related posts

Familja e Faton Hajrizit autorizon avokatin Koci për tërheqjen e trupit nga Serbia

RTI

Këtë vit 25 milionë nigerianë do të përballen me krizën ushqimore

admin

Trazira në një burg në Itali/ Lëndohen gjashtë gardianë, asfiksohen nga tymi dy të tjerë

admin