RTV AHIRETI
Shëndetësi

Mos e gjuani lëkurën e shegës, ajo është shumë e dobishme

mos-e-gjuani-lekuren-e-sheges,-ajo-eshte-shume-e-dobishme

Shega konsiderohet një nga frutat më të shëndetshëm për njeriun, sepse ky frut mund të parandalojë shumë sëmundje.

Vetëm se shumica e atyre që e konsumojnë bëjnë një gabim, pasi ata zgjedhin vetëm kokrrat e shegës ndërsa lëkurën e hedhin në plehra. Por ju nuk duhet ta bëni këtë, sepse lëkura e shegës është e dobishme për kollën.

E një nga vlerat tjera që ka lëkura e këtij fruti është vitamina C e cila i duhet çdo njeriu ta ketë çdo ditë.

Kjo pasi vitamina C përmirëson sistemin imunitar, parandalon komplikimet gjatë lindjes, largon rrudhat dhe mbron sytë.

Përveç këtyre dobive, ju mund të bëni edhe çaj nga lëkura e këtij fruti.

Krejt çka duhet të bëni është t’i pastroni copat e lëkurës, pastaj t’i vendosni në një gotë qelqi, ta zieni dhe ta mbuloni gotën me kapak duke e lënë të qëndrojë për 20 minuta.

Vetëm se mos e kulloni çajin, pijeni direkt nga gota sepse është më i shëndetshëm.

Nëse dëshironi mund t’i hidhni pak sheqer për ta ëmbëlsuar.

Related posts

Dëgjoni zhurmë papritur në vesh? Ja për çfarë ju paralajmëron trupi juaj

Muhamet Ramadani

Cili ushqim mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi?

Irfan Jahiu

5 shenja që tregojnë se jeni vërtet të uritur

admin