RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bullgaria edhe zyrtarisht i bashkohet Eurozonës

bullgaria-edhe-zyrtarisht-i-bashkohet-eurozones

Me anëtarësimin zyrtar të Bullgarisë sot në Eurozonë, leva bullgare, e cila është përdorur për shumë vite, ia ka lënë vendin euros, raporton Anadolu.

Leva bullgare, e cila u shtyp dhe u fut për herë të parë në qarkullim në vitin 1881, nga sot ka pushuar së qeni monedhë zyrtare e Bullgarisë. Guvernatori i Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB), Dimitar Radev në një konferencë për media lidhur me anëtarësimin në Eurozonë, deklaroi se euroja nuk është vetëm monedhë, por edhe simbol i përkatësisë.

Ai tha se leva bullgare do të mbetet pjesë e pandashme e historisë dhe kujtesës shoqërore të Bullgarisë. “Sot fjalët ‘Mirë se erdhe Bullgari’ dëgjohen dhe shihen në Frankfurt, Bruksel, Luksemburg dhe në shumë vende të tjera të Evropës. Përgjigjja jonë për miqtë tanë atje është e shkurtër dhe e qartë: ‘Faleminderit miq. Ne tashmë jemi në shtëpinë tonë’”, tha Radev.

Presidentja e Komisionit Evropian (BE), Ursula von der Leyen në një deklaratë të publikuar në llogarinë e saj në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X, tha se anëtarësimi i Bullgarisë në Eurozonë është rezultat i punës së vendosur dhe përkushtimit që ka zgjatur me vite.

Duke e uruar Bullgarinë, Von der Leyen theksoi se kalimi në euro do të thotë pagesa më të lehta, mundësi më të rehatshme udhëtimi dhe shumë mundësi të reja për bizneset bullgare. Në vend, për një muaj do të jenë në qarkullim njëkohësisht si leva ashtu edhe euroja. Nga 1 shkurti, në Bullgari do të përdoret vetëm euroja.

Related posts

Shqipëria, ndër vendet e NATO-s me gatishmërinë më të lartë për të luftuar për vendin

Muhamet Ramadani

Dhjetëra mijëra besimtarë falin xhumën në Xhaminë Al-Aksa

RTI

RMV: Dalja në votime deri në orën 15 është 35,9%, për 7% më shumë se në vitin 2019

admin