RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bulliqi: Kemi angazhuar policë civilë nëpër shkolla

bulliqi:-kemi-angazhuar-police-civile-neper-shkolla

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se institucionet lokale po bashkëpunojnë për të ulur numrin e rasteve kriminale në Podujevë, duke shtuar se vrasja e 18-vjeçarit ishte tragjike.

Ai ka thënë në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të hënën se janë angazhuar zyrtarë policorë në rroba civile që të përcjellin situatën brenda shkollave, me qëllim që të eliminohen veprat e tilla.

“Rasti i vrasjes së Lulzim Fejzullahut dhe përfshirja në këtë rast e njërit prej nxënësve të Gjimnazit ‘Aleksandër Xhuvani’, na bëri të shqetësohemi dhe të shohim mundësinë e të diskutojmë me anëtarët e Këshillit për të marrë informacione më të detajuara të kësaj problematike. Sigurisht, të shohim për hapat që do t’i ndërmarrim nga këto institucione që raste të tilla të mos ndodhin më në qytetin tonë. Kemi siguruar zyrtarë policorë në rroba civile për të përcjellë situatën dhe gjendjen në shkolla, në veçanti në tri shkolla kryesore”, ka thënë Bulliqi.

Sipas kreut të Podujevës, gjendja e sigurisë ka qenë stabile pothuajse në të gjithë sektorët, pos në sektorin e sigurisë në komunikacion, që sipas Bulliqit, janë regjistruar raste të shumta të aksidenteve.

“Gjendja e sigurisë në Podujevë deri më tash ka qenë e qetë dhe stabile pothuajse në të gjithë sektorët, me përjashtim të sigurisë në komunikacion, ku përkundër punës dhe angazhimit që zyrtarët policorë të këtij stacioni policor, prapëseprapë kemi numër më të madh të rasteve”, është shprehur ai.

Related posts

Shefi i Hamasit vlerëson presidentin Erdoğan për mbështetjen e kauzës së Palestinës

RTI

NATO: Rusia intensifikon sulmet hibride në territoret e vendeve anëtare

admin

Gjermani, reshje të dendura dhe stuhia përfshijnë rajonin e Bavarisë

admin