RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Grupi nismëtar serb i dorëzon peticionet e nënshkruara te kryesuesi komunal për shkarkimin e Atiqit

grupi-nismetar-serb-i-dorezon-peticionet-e-nenshkruara-te-kryesuesi-komunal-per-shkarkimin-e-atiqit

Grupi nismëtar serb i peticionit për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq i ka dorëzuar nënshkrimet te kryetari i kuvendit komunal.

Peticionet e nënshkruara i janë dorëzuar kryesuesit të Kuvendit Komunal, Nexhat Ugljanin.

Ugljanin për Tëvë1 ka bërë të ditur se i ka pranuar 4 mijë e 148 nënshkrime.

Ndërkohë, pas dorëzimit të peticionit me nënshkrime, kryetari i kuvendit ka tri ditë kohë për t’ia përcjellë atë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shqyrtim dhe verifikim.

Nëse KQZ-ja konfirmon se nënshkrimet e mbledhura janë të përshtatshme dhe i verifikon ato, organizohet votimi për shkarkimin e kryetarit, i cili duhet të mbahet brenda 45 ditëve. Që ky votim të jetë i suksesshëm, kërkohet 50 për qind plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.

Pas kësaj, rezultati i dërgohet Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka një afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur zgjedhje të parakohshme.

Related posts

OKB paralajmëron se kolera po përhapet me shpejtësi në të gjithë Sirinë

admin

Dyshohet se kanë bashkëpunuar me Rusinë dhe Bjellorusinë, vihen në pranga 18 shtetas në Poloni

admin

“Refuzimi i Palestinës së pavarur nga Netanyahu, pranim zyrtar i armiqësisë ndaj paqes”

admin