RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Burimi i inteligjencës izraelite: “Pengjet nuk janë prioriteti ynë kryesor”

burimi-i-inteligjences-izraelite:-“pengjet-nuk-jane-prioriteti-yne-kryesor”

Një burim i inteligjencës izraelite tha se pengjet në Gaza, ku ushtria izraelite vazhdon me sulmet e saj “nuk janë prioriteti kryesor” i tyre dhe se ata nuk mund të shpëtohen me operacione pa marrëveshje, transmeton Anadolu.

Sipas një hetimi të kryer nga faqja e internetit me bazë në Tel Aviv “+972” në bashkëpunim me “Local Call”, bazuar në burime të inteligjencës, ushtria izraelite kreu sulme “brutale” në Gaza me të dhëna të pakta të inteligjencës se ku mbaheshin pengjet izraelite ose masat në lidhje me sigurinë e tyre.

Burimet e inteligjencës konfirmuan se bombardimet intensive në fazën e parë të ofensivës izraelite në Gaza u kryen pa informacion të qartë se ku mbaheshin pengjet. Sipas deklaratave të izraelitëve dhe familjeve të tyre që u liruan gjatë shkëmbimit të të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit, një nga frikërat më të mëdha të pengjeve në Gaza ishte kërcënimi i sulmeve ajrore dhe bombardimeve izraelite.

Fakti që shumë pengje dhe familje të tyre zbuluan se ata nuk mbaheshin në tunele tregon se pengjet në Gaza ishin të pambrojtur nga sulmet izraelite. Duke iu referuar javëve të para të sulmeve të Izraelit në Gaza, burimi i inteligjencës tha se: “Ushtria izraelite kreu bombardime intensive me të dhëna të pakta të inteligjencës dhe shkatërroi gjysmën e Gazës”.

Burimi theksoi se ushtria izraelite “nuk do të vriste qëllimisht pengjet nëse do ta dinte se ndodheshin në një ndërtesë të caktuar”, por “kryen mijëra sulme duke e ditur se të burgosurit gjithashtu mund të plagoseshin”.

Izraeliti Noam Dan, tre të afërmit e të cilit u rrëmbyen më 7 tetor dhe dy prej të cilëve u liruan, tha se pas lirimit të pengjeve të para, familjet zbuluan se shumica e asaj që politikanët izraelitë u thanë atyre për vendndodhjen e robërve nuk ishin të vërteta.

“Në fillim, zyrtarët e qeverisë na e bënë të qartë se të burgosurit ishin në tunele dhe për këtë arsye nuk do të prekeshin nga bombardimet ushtarake”, tha Dan.

Pavarësisht kësaj, kur u liruan pengjet, ata kuptuan se shumica e tyre ishin mbi tokë, në shtëpitë e njerëzve. Ata shtuan se kishin kuptuar se deklaratat e qeverisë ishin të gabuara dhe thanë: “Gjithçka që menduam se ishte e drejtë, u rrënua”. Dan theksoi se nga biseda me pengjet e liruar mësoi se “frika e tyre e vërtetë ishte se do të vdisnin ose të plagoseshin në sulmet e ushtrisë izraelite”.

Ai potencoi se ka prova që pengjet janë goditur gjatë bombardimeve izraelite të Gazës. Një burim tjetër i inteligjencës tha: “(Në sulmet izraelite në Gaza) Në dy ose tre javët e para, nuk kishim informacion të mjaftueshëm për pengjet dhe ata nuk ishin prioriteti kryesor”, duke shtuar:

“Atëherë nuk ishte prioriteti ynë kryesor dhe është e vërtetë se nuk janë as sot. Për fat të keq, nuk besoj se ushtria do të ketë sukses (të lirojë pengjet përmes një operacioni të shpëtimit). Mendoj se nuk mund të lirojmë pengjet pa marrëveshje”.

​​​​​​​

Related posts

Sulmi në veri thuhet se është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë së Serbisë

rezart morina

Sërish kolona në kufi, pritje deri në tri orë te Dheu i Bardhë

admin

Turqia dënon shkeljet e ministrit izraelit ndaj Xhamisë Al-Aksa

rezart morina