RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bytyqi: Importi i punëtorëve nga jashtë i domosdoshëm

bytyqi:-importi-i-punetoreve-nga-jashte-i-domosdoshem

Ka ardhur koha që ta hapim diskutimin për nevojën për fuqi shtesë punëtore në tregun e punës, thot zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, për Bloomberg Adria.

Bytyqi tha se derisa punojmë në rikualifikimin e një grupi të caktuar të të papunësuarve në vend që t’i adaptojmë në nevojat e tregut, në mënyrë shtesë duhet të gjendet mënyrë që të plotësohet largimi i punëtorëve.

“Në tregun e punës ka mungesë të fuqisë punëtore dhe duhet t’i përgjigjemi kësaj sfide nëse dëshirojmë të kemi rritje të shpejtuar ekonomike”, tha Bytyqi.

Në pyetjen e Bloomberg Adria nëse në ato 14 për qind të papunë nuk mund t’i gjejmë kuadrot e kualifikuara, të cilat i kërkojnë kompanitë dhe prej aty merren në vend se që të kërkohet import të fuqisë punëtore, zëvendëskryeministri u përgjigj se në mënyrë primare fuqinë punëtore e kërkojmë nga ata të cilët janë kërkues aktivë të punës në vend, por konstatimi i të gjithëve është se ende kemi mungesë të fuqisë punëtore në disa sektorë dhe fuqi të specifikuar të kualifikuar punëtore. /shenja

Related posts

Erdoğan: Deklaratat e Borrellit për Turqinë, të shëmtuara

admin

Izraeli dhe Hezbollahu sulmojnë njëri-tjetrin me raketa e dronë

admin

Manastiri ukrainas dyshohet për “veprimtari armiqësore”

admin