RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Caktimi i datës së zgjedhjeve, Haxhiu takon sot partitë

caktimi-i-dates-se-zgjedhjeve,-haxhiu-takon-sot-partite

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, sot do të takohet me përfaqësuesit e partive politike.

Takimi konsultativ do të bëhet për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, mbledhja është njoftuar të fillojë në orën 15:00.

Takimit të sotëm i parapriu ai i djeshmi, me Haxhiun që u takua me kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Në takim u theksua rëndësia e përgatitjes në kohë të të gjitha veprimeve që lidhen me organizimin e procesit zgjedhor, në përputhje të plotë me Kushtetutën, ligjin dhe standardet demokratike.

Haxhiu dhe Radoniqi po ashtu diskutuan për afatet ligjore, përgatitjet administrative, koordinimin ndërinstitucional, si dhe nevojën që procesi zgjedhor të zhvillohet pa vonesa dhe me standarde të larta profesionale.

Related posts

Gjermani, mbi 40 milionë euro dëmshpërblim për viktimat e abuzimit seksual në kisha

admin

Ushtria izraelite thotë se kanë gjuajtur më shumë se 100 mijë predha artilerie në Gaza

admin

Xhamia e parë në botë e printuar me 3D hapet në Jeddah, Arabi Saudite

admin