RTV AHIRETI
Shëndetësi

Çantat e shkollës ‘plumb’! Ortopedi: Rrezikohet deformim i shtyllës kurrizore te fëmijët

cantat-e-shkolles-‘plumb’!-ortopedi:-rrezikohet-deformim-i-shtylles-kurrizore-te-femijet

Të gjithë kemi para çantat e mëdha dhe të rënda të fëmijëve në 9- vjeçare, ndaj dhe Fiksi ndërmori një vëzhgim për të parë sesa rëndojnë këto çanta.

Prindërit ankohen se oraret e ngjeshura që kanë fëmijët, tejmbushin çantat e tyre me libra dhe fletore pune me një peshë të konsiderueshme. Peshë kjo që në një moshë të tillë shkakton dhe ka shkaktuar probleme me shtyllën kurrizore.

Nga vëzhgimi i Fiksit u pa se prindërit i shoqëronin fëmijët brenda ambienteve të shkollës duke ia mbajtur ata çantën.

Për të kuptuar se sa peshojnë çanta e shkollës me librat brenda Fiksi mori një peshore. Nga peshimi i çanta u pa se ato varionin nga pesha 5 kg deri në 9.2 kg. Saktësisht çanta e një fëmijë që ndjek klasën e gjashtë, peshonte nga 5.1 kg deri në 9.2 kg ( ditën e premte). Përsa u përket fëmijëve që ndjekin klasën e parë çanta e tyre peshon 9-14 kg, ndërkohë që mesatarisht peshën trupore e kanë 22 kg. Fiks Fare pyeti një mjek ortoped se çfarë rreziqesh u kanosen fëmijëve nga pesha e çantave të shkollës. Ortopedi Endrit Mone shpjegoi rrezikshmërinë që ka pesha e çantës sidomos tek grupmoshat 8,9 vjeç dhe 12-13 vjeç. Kjo pasi kjo është moshë delikate ku muskulatura ende nuk është formuar.

Me mbingarkim peshe këto mosha mund të ndjejnë dhimbje akute në zonën e qafës dhe në zonën e shpinës, por mund të shkojë deri tek postura e cila kthehet në dhimbje permanente . Sipas ortopedit pesha e çantës nuk duhet t’i kalojë 10% deri në 12% të peshës trupore . Pra me një shembull të thjeshtë një fëmijë që peshën trupore e ka 28 kg nuk mund të mbajë një çantë më të rëndë se 3 kg.

Pas vëzhgimit të bërë në terren Fiks Fare iu drejtua me një kërkesë për informacion Ministrisë së Arsimit dhe Sportit , e cila në përgjigjen e saj renditi disa hapa që ka ndërmarrë në vite për të lehtësuar çantat e nxënësve. Në këtë përgjigje thuhet se “Hapi i parë është praktika ‘3 në 6′ , sipas të cilës nëpër klasa realizohen dy orë të së njëjtës lëndë duke reduktuar numrin e librave që nxënësi merr në çantë”.

Gjithashtu, për të ulur peshën e çantës apo numrin e librave në çantë, Ministria e Arsimit këtë vit rriti numrin e shkollave ku praktikohet nisma “Bëjmë Detyrat e Shtëpisë”, duke i bërë nxënësit që detyrat t’i bëjnë në shkollë dhe të mos transportojnë libra për në shtëpi. “Këtë vit janë shtuar edhe 150 shkolla në këtë nismë, duke e çuar numrin total në 300’ shkruhet në përgjigjen e ministrisë.

Madje kanë filluar edhe bisedimet mes Ministrisë së Arsimit dhe shtëpive botuese që këto të fundit të rishikojnë parametrat e letrës së përdorur për botimet shkollore, për të bërë libra më të lehtë. Për disa nga librat, po diskutohet botimi i tyre në dy pjesë.

Edhe pse kjo ministri ka filluar tashme zbatimin e këtyre masave, siç u pa në vëzhgimin e Fiks Fare në shkollat e kryeqytetit, problemi nuk është zgjidhur. Çantat e nxënësve të arsimit fillor variojnë nga 5 kg-14 kg, ndërkohë që specialistët thonë se nuk duhet të kalojnë 10% peshës së tyre trupore. /tch

Related posts

Erëza e plotfuqishme antioksiduese, një lugë çaji në ditë parandalon diabetin dhe trajton mykun

Muhamet Ramadani

Si të zgjidhni programe të përshtatshme televizive për fëmijët tuaj?

admin

Si t’i pastroni dredhëzat për të shmangur hepatitin A

admin