RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Çavuşoğlu dënon deklaratat e Bidenit për ngjarjet e vitit 1915

cavusoglu-denon-deklaratat-e-bidenit-per-ngjarjet-e-vitit-1915

Turqia kritikoi deklaratat e presidentit amerikan Joe Biden për ngjarjet e vitit 1915 midis Turqisë dhe Armenisë.

“Sërish dolën në skenë sharlatanët politikë që përpiqen të shtrembërojnë historinë”, tha ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu në Twitter.

“Deklaratat e motivuara politikisht nuk mund të ndryshojnë faktet”, tha ministri i Jashtëm turk Çavuşoğlu, duke shtuar: “Ata që këmbëngulin qëllimisht në gabimet e tyre janë të destinuar të mbahen mend si hipokritë. Askush nuk ka të drejtë të na japë leksione për historinë”.

Paralelisht me këtë, Ministria e Jashtme turke hodhi poshtë deklaratat e bëra nga zyrtarë qeveritarë të disa vendeve, duke thënë se Ankaraja i konsideron ato “të pavlefshme”, duke i dënuar me termat më të ashpër ata “që këmbëngulin në këtë gabim”.

“Deklaratat fatkeqe që janë të papajtueshme me faktet historike dhe të drejtën ndërkombëtare në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 janë përpjekje të kota që synojnë rishkrimin e historisë për motive politike”, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se Turqia nuk ka nevojë t’i jepen ligjërata për historinë e saj nga kushdoqoftë.

Ajo shtoi se ngjarjet e vitit 1915 nuk mund të përcaktohen sipas agjendave personale të politikanëve dhe konsideratave të tyre politike të brendshme.

“Një qasje e tillë mund të çojë vetëm në shtrembërim të historisë. Ata që këmbëngulin në këtë qasje të njëanshme do të hyjnë në histori si politikanë oportunistë të pavlerë”, thuhet më tej.

Ankaraja u kërkoi gjithashtu atyre që kërkojnë të nxjerrin armiqësi nga historia për konsiderata të cekëta politike, të mbështesin propozimin e komisionit të përbashkët të historisë dhe përpjekjet rajonale të paqes dhe bashkëpunimit të udhëhequra nga Türkiye, në vend që të përsërisin gabime të tilla “të rënda”.

Qëndrimi i Turqisë për ngjarjet e vitit 1915 është se vdekja e armenëve në Anadollin lindor ndodhi kur disa morën anën e pushtuesve rusë dhe u revoltuan kundër forcave osmane. Një zhvendosje e mëvonshme e armenëve rezultoi në viktima të shumta.

Turqia kundërshton paraqitjen e incidenteve si “gjenocid”, duke i përshkruar ato si një tragjedi në të cilën të dyja palët pësuan viktima.

Ankaraja ka propozuar vazhdimisht krijimin e një komisioni të përbashkët historianësh nga Turqia dhe Armenia, si dhe ekspertë ndërkombëtarë për të trajtuar këtë çështje. /trt

Related posts

“Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Gazës kanë humbur jetën 15.103 fëmijë”

rezart morina

Bullgari, qeveria e përkohshme merr detyrën

RTI

Ushtria izraelite vret 90 palestinezë në spitalin Al-Shifa në Gaza

rezart morina