RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite vret 90 palestinezë në spitalin Al-Shifa në Gaza

ushtria-izraelite-vret-90-palestineze-ne-spitalin-al-shifa-ne-gaza

Ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë 90 palestinezë gjatë dy ditëve të fundit në spitalin Al-Shifa dhe zonat përreth në qytetin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, ushtria tha gjithashtu se ka arrestuar 160 të tjerë dhe i ka transferuar në Izrael për marrjen në pyetje të mëtejshme, ndërsa 300 janë ende duke u marrë në pyetje në hapësirat e spitalit.

Në deklaratë theksohet se trupat izraelite janë ende duke luftuar në zonat përreth spitalit Al-Shifa, duke pretenduar se ushtria izraelite po shmang dëmtimin e civilëve, pacientëve, ekipeve mjekësore dhe pajisjeve mjekësore në spital.

Dje, Zyra për media e Qeverisë në Gaza tha se njerëzit e mbajtur në spitalin Al-Shifa, përfshirë pacientët dhe ekipet mjekësore, janë nën rrethim, pa ushqim dhe ujë që kur ushtria izraelite kishte bastisur spitalin herët të hënën.

Autoritetet palestineze thanë se rreth 250 civilë palestinezë janë vrarë dhe plagosur në spital nga forcat izraelite.

Që nga e hëna, ushtria izraelite po kryen sulm në spitalin Al-Shifa dhe zonave përreth tij, duke vënë në rrezik jetën e dhjetëra mijëra palestinezëve që ndodhen në spital dhe rreth tij.

Related posts

Irani var dy protestues të tjerë

admin

Princi saudit i kurorës uron Presidentin Erdoğan për fitoren në zgjedhje

admin

Perëndimi do të dërgojë mbi 300 tanke në Ukrainë, reagon Koreja e Veriut

admin