Turqia sot kritikoi Greqinë për qasjen e saj “të pasinqertë dhe të pandershme” për sa i përket çështjes së Egjeut dhe Mesdheut Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë adresimit të tij në një ngjarje të organizuar nga Fondacioni Think-tank për Hulumtime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara, ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu tha se Athina po bllokon rrugën drejt drejtësisë për çështjet ekzistuese.
I pyetur lidhur me pretendimet se Greqia po përgatitet për ta sulmuar Turqinë, Çavuşoğlu tha se kjo le të kuptohet se Athina “ka humbur mendjen e shëndoshë”.
Duke theksuar se Athina e di shumë mirë se çka do të thotë t’i kundërvihesh Ankarasë, Çavuşoğlu i rikujtoi Greqisë që të “mos shohë se kë e ka prapa, por me kë ballafaqohet”.
Bölgesel Gelişmeler ve Ege ve Doğu Akdeniz’de Türk Dış Politikası
@setavakfi https://t.co/rYxVkkKaDh
— Mevlüt Çavuşoğlu (@MevlutCavusoglu) November 2, 2022