RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sërish alarm për bomba në shkollat e mesme të Shkupit

serish-alarm-per-bomba-ne-shkollat-e-mesme-te-shkupit

Shkolla e mesme e qytetit të Shkupit, “Cvetan Dimov”, për herë të dytë ka pranuar kërcënime se janë vendosur bomba. Ekipi televizionit Shenja vizitoi nga afër këtë shkollë e cila ishte zbrazur nga të gjithë nxënësit dhe të punësuarit, pasi që nënpunësit policor për antiterrorizëm po kryejnë inspektime.

Drejtori i shkollës së mesme “Cvetan Dimov”,Visar Durak, i cili po qëndronte pak disa metra nga oborri i shkollës me disa kolegë të tij, deklaroi se edhe përskaj se nxënësit i kanë informuar në mënyrë të qetë, ata përsëri janë të trishtuar.

“Normal në procesin arsimor ka ndikuar, por nxënësit i kemi informuar në mënyrë të qetë që kemi paralajmërim dhe i kemi evakuuar në afat të shkurtër. I kemi informuar edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet e mëtutjeshme. Apeli sigurisht që do të jetë që mos të manipulohen dhe mos të dërgojnë ksi llojë kërcënime sepse e rrezikojnë edhe procesin dhe nxënësit do të jenë të stresuar”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, deklarojnë se rreth orës 14 e 30 është raportuar se në adresat elektronike të gjashtë shkollave në Shkup janë dërguar kërcënim për bombën. Sipas MPB-së menjëherë pas marrjes së denoncimit, nga ana e nëpunësve policorë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po vijojnë kontrollet antiterror.

Ndërkaq, kërcënime të njejta kishte edhe gjatë javës së kaluara në disa shkolla të mesme të Shkupit, të cilat fatmirësisht rezultuan të rrejshme. /shenja

Related posts

Gjykata Komerciale ia dërgon vendimin “VisaMetric”, i ndalohet të merr nga 30 euro

admin

Kina heq rregullat e ashpra anti-Covid

admin

Infermierët më të interesuarit për t’u larguar nga Kosova në Gjermani

rezart morina