RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Çavuşoğlu homologut izraelit: I papranueshëm provokimi i ministrit të sigurisë në Al-Aksa

cavusoglu-homologut-izraelit:-i-papranueshem-provokimi-i-ministrit-te-sigurise-ne-al-aksa

Në një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit, ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu tha se veprimi provokues i ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare kundër Xhamisë Al-Aksa është “i papranueshëm”, tranmseton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme turke, Çavuşoğlu në telefonatën me kryediplomatin izraelit Eli Cohen ka rikujtuar ndjeshmëritë dhe pritshmëritë e vendit në lidhje me çështjen palestineze.

“Ne i konsiderojmë të papranueshme veprimet provokuese të ministrit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, kundër Xhamisë Al-Aksa”, ka thënë Çavuşoğlu.

Turqia pret që “të shmangen të gjitha llojet e veprimeve provokuese” ka theksuar Çavuşoğlu, duke nënvizuar rëndësinë që Ankaraja i kushton ruajtjes së statusit të Xhamisë Al-Aksa.

Shefi i diplomacisë turke gjithashtu ka përgëzuar Cohen-in për marrjen e detyrës.

Për myslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Hebrenjtë, nga ana e tyre, i referohen zonës si Mali i Tempullit, duke thënë se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ajo aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, hap ky që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Related posts

Trump: Delegatët amerikanë do të shkojnë në Islamabad për bisedime me Iranin

RTI

Shtatë palestinezë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmet izraelite në Gaza pavarësisht armëpushimit

Hevzi

Tajvani nis stërvitjen masive ushtarake teksa tensionet me Kinën po rriten

admin